De Ligt harron “pleshtin”, “tulipani” nxjerr Messi-n në “pension”

schedule18:16 - 29 Shtator, 2023

schedule 18:16 - 29 Shtator, 2023

Një përgjigje nga Matthij de Ligt rrezikon të krijojë polemika në Argjentinë. Mbrojtësi i Bayernit të Mynihut mori pjesë së bashku me shokët e tjerë të skuadrës në një lojë të shpërndarë nga klubi bavarez përmes kanaleve zyrtare.

“Me kë nga ish-lojtarët do të kishit dashur të luanit?”, ishte pyetja e klubit. Dhe përgjigja e ish-lojtarit të Juventusit tashmë po shkakton diskutime deri në Amerikën e Jugut.

Qendërmbrojtësi holandez, në fakt, është përgjigjur: “Me Lionel Messin”, duke harruar se “pleshti” është ende një futbollist aktiv dhe po bën diferencën në MLS, tek Inter Miami.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!