Situatë e keqe për Inzaghin në një periudhë të ngarkuar ndeshjesh për Interin. Pas dëmtimit të Marko Arnautovic, trajneri zikaltër tashmë duhet të përballet edhe me dëmtimin e Davide Frattesi, i cili u ndal për shkak të një problem muskulor në prag të ndeshjes në transfertë ndaj Salernitana, i cili ishte projektuar titullar.
Përveç ndeshjes ndaj Salernitanës, ai do të mungojë edhe në ndeshjen kundër Benfica në Champions League, por edhe ndaj Bologna në Serie A.
Tashmë Inzaghi duhet të projektojë mesfushën dhe lojtarët në dispozicion janë Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella, Asllani dhe Klaassen. Megjithatë, ideja e trajnerit italian është që lojtarët titullarë absolut si Barella dhe Calhanoglu të merrnin pak frymë para sfidës së rëndësishme në Champions League.
Duket se një tjetër shans i artë do të vijë për Kristjan Asllanin, ku mendohet se do të ketë më shumë minuta në dispozicion tashmë./h.ll/abcnews.al