Kujdestari i një kopshti zoologjik në Japoni është sulmuar për vdekje nga një luan, të cilit kishte harruar t’i mbyllte derën e kafazit pasi e kishte ushqyer. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në parkun Tohoku Safari, ku Kenichi Kato u përpoq ta joshte kafshën me ushqim për ta rikthyer në kafaz.
53-vjeçari u gjet i gjakosur në qafë ku luani fillimisht e ka kapur me nofullat e tij të fuqishme. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por më vonë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Kopshti zoologjik thuhet se do të qëndrojë i mbyllur për ditët në vijim si pasojë e tragjedisë.
/abcnews.al