Infeksioni i syrit përhapet me shpejtësi, mbyllen 56,000 shkolla në Pakistan

schedule08:44 - 29 Shtator, 2023

schedule 08:44 - 29 Shtator, 2023

Dhjetëra mijëra shkolla në një provincë pakistaneze u mbyllën sot pasi një infeksion viral i syrit goditi gati 100,000 njerëz.

Rreth 56,000 shkolla fillore dhe të mesme në provincën qendrore të Punjab duhet të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën“, tha ministri rajonal i Shëndetësisë Jamal Nasir.

Konjuktiviti viral, i njohur si syri rozë, është përhapur me shpejtësi në të gjithë krahinën.

Gati 100,000 njerëz janë infektuar deri më tani, dhe autoritetet u kanë kërkuar njerëzve që të kufizojnë kontaktin fizik dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre“, tha Nasir.

Kryeministri i Punjabit Mohsin Naqvi tha se qeveria lokale do të nxjerrë udhëzime se si të parandalohet infeksioni para të hënës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!