VIDEO/ Mbrojtje e përgjumur, Genoa merr avantazhin në “Luigi Ferraris”

schedule20:52 - 28 Shtator, 2023

schedule 20:52 - 28 Shtator, 2023

Vetëm 5 minuta kanë mjaftuar për të zhbllokuar sfidën e mbrëmjes së kësaj të enjteje, mes Genoa-s e Roma-s, sfidë kjo e vlefshme për javën e 6 të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Pas një “përgjumje” të mbrojtjes romake, topi përfundon në këmbët e holandezit, Kevin Strootman, i cili dërgon një pasim drejt islandezit, Albert Gudmundsson dhe me një goditje të bukur në hyrje të zonës, ky i fundit fillon festën e të tijve. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: