Sot në orën 17:30, u luajt derbi i Londrës mes West Hamit dhe Crystal Palace, sfidë që u mbyll 1-2 në favor të miqve. Të dyja skuadrat luftuan fort në fushën e lojës dhe u mbrojtën mirë, me pjesën e parë që u mbyll e barabartë 0-0.
Në të dytën, West Ham arriti të shënojë. Që në minuta e para të fraksionit të dytë, ishte sulmuesi kryesor Haller (54’) ai që gjeti rrjetën, për t’i dhënë avantazhin “Çekiçëve”. E kur mendohej se Ëest Ham do ta kishte të thjeshtë, Palace reagoi.
Arbitri akordon penallti në favor të miqve në minutën e 64-ët dhe pas konsultimit me VAR, Aanholt bëhet gati për të goditur. Mbrojtësi gjen rrjetën dhe barazon shifrat. VAR do të bëhej sërish protagonist, tashmë në sekondat e fundit të sfidës.
Palace shënon sërish, me anë të Jordan Ayew, duke përmbysur gjithçka. Anësori e konsideron të parregullt golin dhe ngrë flamurin për Off-side. Pas konsultimit me VAR, goli konsiderohet i rregullt dhe Palace merr tri pikët e plota, duke i lënë vendasit e West Ham të nervozuar në maksimum./abcnews.al
Premier League
West Ham – Crystal Palace 1-2
Haller 54’ / Van Aanholt 64’, Ayew 88’