Pas disa javëve “vuajtje”, “blutë” e Chelsea janë rikthyer te fitorja, teksa në “Stamford Bridge” kanë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, “pulëbardhat” e Brighton, në sfidën e vlefshme për raundin e 1/16-ve të EFL Cup.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 51’-të, ku pas një asistimi të talentit anglez, Cole Palmer, “bomberi” senegalez, Nicola Jackson çon topin në rrjetën kundërshtar për të siguruar fillimisht avantazhin e më pas fitoren ndaj skaudrës së teknikut De Zerbi.
Në këtë sfidë minuta pati dhe për “legjionarin” e Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili hyri në fushën në minutën e 87’ për të zhvilluar luajtur një 10 minutësh, para sfidës së fundjavës ndaj Fulham, ku pritet ta nisë si titullar. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: