Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, foli pas ndeshjes kundër Teutës, ku tha se kartoni i kuq ishte shumë i gabuar. Në fjalën e tij për Supersport, trajneri i “Demave” tha:
NDESHJA – “Ishte një ndeshje e luajtur 60 minuta ndaj ekipit kryesues një lojtar më pak, një karton i kuq që nuk ekzistonte, duhet t’i bëj komplimente lojtarëve. Bëmë më mirë me 10 futbollistë, sepse me 11 nuk na lejuan të luanim lojën tonë. Nëse do të ishim me 11 lojtarë, ndeshja ndoshta do të mbaronte në mënyrë ndryshe. Dua t’i bëj komplimente djemve”.
ASANI – “Unë doja të fitoja ndeshjen, jo të mbuloja. U nisëm me tre para, me doli me të kuq lojtari e hoqa një. Çinari bën më mirë në dy fazat e lojës dhe ka karakterisitka të tjera edhe në goditjet standarte. Prandaj doli Asani”.
KARTONËT – “Të kuqtë janë shumë, është faqji i gjyqtarëve. Shihni të kuqtë që kemi marrë. Kjo më shqetëson. Shihni të parin e Romeros, shihni edhe kartonin e kuq me roveshatë të Solomon. Skudara nuk është as nervoze dhe as që bën faulle, janë të tjerët që duhet të shohin pamjet. Romero kapi topin te i pari dhe mori të verdhë. Nese i sheh vetëm si numra mund të thuash ashtu, por janë situatat”, përfundoi Lerda./acbnews.al