Padyshim përballja më interesante e javës së 6-të të Kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore është ajo e “Loro Boriçit”, ku “kuqeblutë” e Vllaznisë do të presin “rrogozhinasit” e Egnatias.
Tashmë janë publikuar dhe formacionet zyrtare të kësaj sfide, teksa në radhët e “shkodranëve”, tekniku Migen Memelli është detyruar të bëjë një “rotacion” pothuajse total, duke filluar që nga porta, ku Qarri i dëmtuar do të zëvendësohet nga Mëhidri.
Në krahun tjetër, tekniku Edlir Tetova kërkon ecurinë pozitive të “rrogozhinasve” të tij, mirëpo ka vendosur që lituanezi Paulauskas ta përdorë në pjesën e dytë të ndeshjes, duke e filluar kështu në sulm, me Spahiun, brazilianin Fernando dhe “bomberin” ganez, Raphael Dëamena.
Formacionet zyrtare:
VLLAZNIA: Mëhidri, Pusi, Krymi, Stojanoviç, Dragoshi, Alivoda, Boshnjaku, Sala, Gruda, Mala, Balaj.
Trajner: Migen Memelli
EGNATIA: Sherri, Malota, Xhemajli, Memolla, Fangaj, Aleksi, Isgandarli, Zejnullai, Spahiu, Fernando, Duamena.
Trajner: Edlir Tetova /i.m /abcnews.al