Sezonin e kaluar, skuadra e Almeria arriti me shumë vështirësi të siguronte mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll dhe me nisjen e sezonit të ri priteshin ndryshime drastike, duke filluar që nga trajneri, ndryshime të cilat ndodhën, por pa dhënë rezultat.
“Andaluzianët” janë aktualisht në vendin e fundit të renditjes, me vetëm 2 pikë pas 7 javëve kampionat, teksa mbrëmjen e së martës, që sapo lamë pas u mund nga rivalët e Sevilla me rezultatin e thellë, 5 me 1, rezultat që i kushtoi shumë një prej drejtuesve të klubit.
Bëhet fjalë për teknikun, 48-vjeçar, Vincente Moreno, i cili pas vetëm 7 ndeshjeve në krye të pankinës së Almeria u shkarkua nga klubi pas rezultateve katastrofike dhe vendin e tij pritet ta zërë një ish-trajner i kësaj skuadre.
Ai është 53-vjeçari spanjoll, Javi Garcia, një trajner me goxha eksperiencë në arenë ndërkombëtare, teksa në herët në karrierën e tij ka drejtuar ekipe si Ëatford e Leeds United në Premier League, Rubinz Kazan në Rusi e Al-Sadd në Katar.
Garcia është gjithashtu shumë i njohur dhe në Spanjë, teksa më herët ka drejtuar ekipe si Valencia, Malaga, Osasuna e Almeria, këta të fundit në sezonin 2012-2013 dhe pas 10 vitesh, duket se tekniku iberik është gati për një rikthim tek “andaluzianët”. /i.m /abcnews.al