Janë mbyllur pjesët e para mes Skënderbeu-Luftëtari dhe Flamurtari-Tirana. Në Korçë, fraksioni i parë i lojës është mbyllur pa gola, me të dyja skuadrat që u mbrojtën mirë.
Ndërsa në Vlorës, janë shënuar plot 3 gola gjatë 45 minutave të para. Serinë e golave e hapi Edon Hasani, që në minutën e katërt të takimit. Nëntë minuta më vonë, Flamurtari arriti të barazojë, pasi sulmuesi Ngoo shënoi autogol. Për të rikthyer Tiranën në avantazh, mendoi sërish Hasani. Fantazisti i bardhebluve shënoi golin e dytë personal, në minutën e 38-të./abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 7
E shtunë, më 5 tetor, ora 17:00
SKËNDERBEU-LUFTËTARI 0-0
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pëllumbi, Vangjeli, Daja, Muzaka, Bregu, Ndecky, Gripshi, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja
Luftëtari: Qyrani, Dushkaj, Lala, Demo, Acka, Rapo, Renja, Hyseni, Vyent, Oshafi. Trajner: Giorgos Marantas
FLAMURTARI-TIRANA 1-2
Ngoo (ag) 13’ / Hasani 4’ 38’
Flamurtari: Moçka, Deliaj, Sarris, Zeqaj, Pjeshka, Nika, Rrapaj, Vrapi, Ribaj, K. Nebihi, Sukaj. Trajner: Dritan Sadedini
Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Ismajgeci, Çelhaka, Batha, Hasani, Cobbinah, Cale, Ngoo. Trajner: Ardian Mema