Aktori Rafael Hoxhaj sjell për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit shfaqjen “Vojcek”, e cila është shkruar në shekullin e 19, por që e përshkruan më së miri realitetin e sotshëm.
Emocionet dhe sfidat e “Vojcek”, Hoxhaj i rrëfeu në emisionin “Pas Mesnate” në Abc News, ndërsa tha se e ka përjetuar shumë këtë vepër, pasi është një personazh shumë intensiv.
“Personazhi i Vojcek ka qenë një personazh shumë intensiv dhe kërkimor si psikologjik edhe fizik, sepse është një personazh që mendon dhe flet ndryshe nga Rafaeli. Edhe i gjithë kërkimi ishte një proces që kërkonte impenjim. Personazhi është krijuar nga jeta jonë e përditshme dhe njerëzit që na rrethojnë sepse është një personazh i gjetshëm në shoqërinë tonë.
Besoj se është një rol që vjen vetëm një herë, dhe nuk besoj se do të luaj një rol të dytë. Kur shkova në audicion si pjesë e jurisë janë disa vëzhgues që duhet t’i bindësh, pavarësisht faktit se regjisori ka qenë profesori im, ai tha para audicionit se duhet ta bind si Vojcek dhe nëse nuk ia dilja dit ai mund të më jepte një rol tjetër,” tha Hoxhaj.
Më pas ai rrëfen momentin kur filloi studimet dhe fjalët që ish pedagogu Kuniaku Ida i tha për herë të parë, të cilat e kanë ndihmuar atë në skenën teatrale.
“Kur fillova universitetin ajo që profesori më tha është fshi çdo gjë, ti do të fillosh javën tjetër dhe duhet të jesh një letër e bardhë. Ne si aktorë duhet të jemi të aftë të fshijmë dhe të rindërtojmë. I gjithë procesi artistik është se ti shkon njëherë 0 dhe pastaj shkon 100.
“Vojcek” ka qenë një rol i vështirë, të gjej trupin e tij dhe të kuptoj psikologjinë e tij, ambienti këtu më ka ndihmuar shumë që ta luaj.
Kjo është hera e parë që unë jam në teatrin kombëtar dhe që jam në rol kryesor, është një kënaqësi shumë e madhe për një aktor që të rritet dhe të vij një moment që të thotë po luaj në teatrin kombëtar dhe në rol kryesor,” u shpreh ai./abcnews.al