Gruaja britanike gjeti macen 11 vite pasi e kishte raportuar të zhdukur

schedule15:53 - 26 Shtator, 2023

schedule 15:53 - 26 Shtator, 2023

Një grua në Mbretërinë e Bashkuar është ribashkuar me macen e saj 11 vite pasi e raportoi atë të zhdukur.

Macja, e quajtur Daisy, iku nga shtëpia në vitin 2012, pak pasi ajo dhe pronarja e saj Sian Sexton u zhvendosën në qytetin e Caerphilly në rajonin jugor të Dorset, shkruan BBC.

Sexton më pas raportoi se macja e saj ishte zhdukur kur ajo nuk u kthye në shtëpi. Njëmbëdhjetë vjet më vonë, ajo mori një telefonatë të papritur nga veterineri, i cili i tha se macja endacake me mikroçipe ia sollën atij banorët vendas. Kështu Sexton u ribashkua me macen e saj, të cilën ajo e kërkonte prej 11 vitesh.

Unë nuk dua që ajo të humbasë përsëri. Ajo mbijetoi gjatë gjithë kësaj kohe dhe tani më në fund është rikthyer tek ne në ditët e saj të fundit. Shpresoj që të kalojë pjesën tjetër të ditëve të saj me ne”, tha Sexton./abcnews.al