Zgjedhjet në Kosovë: Mbi 1.9 milionë qytetarë do të zgjedhin parlamentin e ri

schedule16:30 - 5 Tetor, 2019

schedule 16:30 - 5 Tetor, 2019

Pas 10 ditësh fushatë elektorale, e shtuna ishte ditë e heshtjes zgjedhore. Të dielën e 6 tetorit më shumë se 1.9 milion qytetarë me të drejtë vote do t’i drejtohen kutive të votimit për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Kosova është gati për zgjedhjet e nesërme në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e nesërme në Kosovë. Dyert e qendrave të votimit do të hapen në orën shtatë të mëngjesit të ditës së diel, ndërsa do të mbyllen në orën 19 pasdite .

Materiali i ndjeshëm zgjedhor është bartur qysh në orët e hershme të mëngjesit nga depo qendrore e KQZ-së në depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve. Ky material zgjedhor në orët e hershme të mëngjesit të ditës së dielë do të shpërndahet në të gjitha qendrat e votimit.

Janë 1 milion e  937 868 persona me të drejtë vote ndërsa KQZ-ja ka vendosur që të shtypen 1,801.800 fletëvotime, pra 136 068 fletëvotime më pak se votues.  Gjithashtu 110 ekipe mobile  do të jenë gati për votuesit e ngujuar në shtëpi.

Votues të ngujuar në shtëpi janë 1315, me lëvizje të kufizuar në institucione janë 1470 për të cilat KQZ do të dërgojë ekipe mobile në ditën e zgjedhjeve.  KQZ-ja për këto zgjedhje ka akredituar rreth 35 mijë vëzhgues.

Ambasadori amerikan në Kosovë Philipe Kosnnet nëpërmjet një videomesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë dhe të kryejnë obligimin e tyre qytetarë. /ABC news Albania 24/7