Rikthehen rastet me Covid/ Mjeku Alimehmeti: E kemi ditur që në 2020 që ky virus nuk do të zhdukej

schedule10:25 - 26 Shtator, 2023

schedule 10:25 - 26 Shtator, 2023

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për rikthimin e Covid-19. Ai ka thënë në “ABC e Mëngjesit”, se të gjithë e kanë ditur se ky nuk do të ishte një virus që do të zhdukej tërësisht.

Sipas Alimehmetit, ajo çfarë ndryshon nga viti 2020 dhe sot është se popullata ka fituar imunitet, pasi e ka kaluar më shumë se një herë.

“Së pari, ne e kemi ditur që në shkurt të 2020, se ky nuk do të ishte një virus që do të zhdukej. Pra, ishte këtu për të qendruar. Ajo ç’ka ndryshon me 2020 dhe sot, diferenca është shumë e madhe, është se tani në popullatë është krijuar një bazë shumë e madhe imunitare, shumica dërrmuese e ka kaluar sëmundjen më shumë se një herë ndoshta. Nuk e dimë se sa është ky efekti i këtyre vaksinave, i atyre që i kanë bërë. Kjo nuk është shumë e qartë, por shumica dërrmuese e kanë kaluar dhe është krijuar një bazë imuniteti natyror dhe këtë e dimë të sigurtë. Patjetër, që në zona si Shqipëria janë infektuar më shumë si në zona si Italia, Franca e me radhë, për shkak të masave jo shumë të suksesshme. Si rrjedhojë, kjo na bën tani të përballemi jo për herë të parë me këtë virus, por tashmë me një imunitet kolektiv më të ngritur, por valët do të vazhdojnë”, u shpreh mjeku./abcnews.al