Panik në ajër, 8 pasagjerë plagosën për shkak të turbulencave në avion

schedule09:44 - 26 Shtator, 2023

schedule 09:44 - 26 Shtator, 2023

Tetë pasagjerë mbetën të plagosur si pasojë e turbulencave të forta, pak para uljes së avionit në Florida, SHBA.

Airbus A320 ishte nisur nga Guayaquil, Ekuador, me destinacion Fort Lauderdale, Florida. Në afërsi të Xhamajkës, pasagjerët përjetuan momente dramatike për shkak të turbulencave të forta.

Sapo avioni u ul në Florida, 7 pasagjerët e plagosur dhe një anëtar i ekuipazhit u dërguan në spital. Në gusht, të paktën 11 persona u plagosën për shkak të turbulencave në një fluturim të Delta Air Lines.

Në korrik, katër u plagosën në një incident të ngjashëm në një fluturim të Allegiant Air nga Karolina e Veriut në Florida.

Sipas të dhënave të FAA, në vitin 2022 katër udhëtarë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit të fluturimit u plagosën për shkak të turbulencave në fluturimet në Shtetet e Bashkuara.

/abcnews.al