Afrim Bunjaku shpallet Hero i Kosovës

schedule14:05 - 25 Shtator, 2023

schedule 14:05 - 25 Shtator, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” për policin e vrarë një ditë më parë pas sulmit të armatosur në veri të vendit. Nderimin e pranuan dy djemtë e policit të ndjerë. Osmani u shpreh se polici Bunjaku u vra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.

“Ai ra në mbrojtje të dinjitetit të Republikës sonë. Prandaj sot në emër të qytetarëve do t’i ndaj post-mortem urdhrin më të lartë të Republikës ‘Hero i Kosovës’. Shteti ynë nga sot ka edhe një hero, një kujtim më shumë për një njeri që me profesionalizëm dhe përkushtim iu dedikua mbrojtjes së Republikës për të cilën ra në krye të detyrës”, tha ajo.

Efektivi u vra në orët e para të mëngjesit të së dielës nga disa persona të armatosur në veri. I plagosur mbeti edhe një tjetër polic. Ata kishin shkuar në fshatin Banjskë të Zveçanit pasi kishin marrë informacione për dy kamionë pa targa që kishin bllokuar rrugën por u përballën me sulmin e armatosur./abcnews.al