Dy fjalë PD-së, Braçe: Ju nuk keni turp, jeni fole e krimit

schedule12:33 - 5 Tetor, 2019

schedule 12:33 - 5 Tetor, 2019

Braçe: “Për partinë e këtij sistemi të vjetër e kriminal për PD. Ju nuk kemi turp fare, atë që di unë  për këto 4-5 ditë në raport me udhëheqësit tuaj do ta konsumoj në ditët në vijim . Ju nuk keni turp nuk keni asgjë serioze ne luftën kundër krimit e korrupsionit, asgjë konkrete në raste si ky.

Për ju liria e njeriut nuk vlen, për ju mund të merret me pushkë, siç e keni marrë dhe në bulevard, si vrasës banalë ordinerë për hir të pushtetit, por edhe me burg, e keni modë sport, e keni bërë me kryetarë që për interes kriminale e vini në shenjestër e doni ta kallni.

Ju jeni njësh me krimin, atë të rrugës e drejtësisë, i keni dhënë imunitet krimit dhe u ka dhënë pandëshkueshmëri dhe ka helmuar themelet e drejtësië në këtë vend.

Ju jeni foleja ku u rritën këta gjykatës e prokurorët të korruptuar që vetingu po i nxjerr nga vrimat dhe kanë kafshuar e helmuar njerëz të zakonshmën. Ju keni vrarë në këtë vend, ju jeni frumëzimi dhe shpresa e krimit në këtë vend”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!