Ministri Mete ndan lajmin e mirë: Përmirësohet vlerësimi i financave të Shqipërisë pas 7 vitesh

schedule17:13 - 23 Shtator, 2023

schedule 17:13 - 23 Shtator, 2023

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, ka ndarë një lajm të gjithë shqiptarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka zbuluar se Agjencia prestigjoze “Standard & Poor’s” rishikon në ngritje perspektivën për Shqipërinë, nga “e qendrueshme” në “pozitive”, duke konfirmuar vlerësimin B+.

Sipas Metes, ky përmirësim i vlerësimit, pas gati 7 vjetësh, i shërben bankave dhe investitorëve, si dhe bizneseve brenda dhe jashtë vendit për të vlerësuar aftësinë kreditore të Shqipërisë, duke pasur kështu një ndikim në uljen e kostove të huamarrjes.

Postimi i plotë i ministrit:

Lajm i mirë rishikimi në ngritje i agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit Standard&Poor’s, nga perspektivë “e qëndrueshme” në “pozitive”, duke konfirmuar vlerësimin B+.

Ky përmirësim i vlerësimit, pas gati 7 vjetësh, i shërben bankave dhe investitorëve, si dhe bizneseve brenda dhe jashtë vendit për të vlerësuar aftësinë kreditore të Shqipërisë, duke pasur kështu një ndikim në uljen e kostove të huamarrjes.

Ai është një tregues i forcimit të qëndrueshmërisë së financave publike, menaxhimit të kujdesshëm fiskal dhe përpjekjeve pozitive në ndjekjen e reformave strukturore dhe integrimit evropian.

Ky përmirësim rrit pozicionin e Shqipërisë në tregjet financiare globale dhe hap mundësi të reja për investime dhe zhvillim ekonomik.

Ai shërben gjithashtu si një shenjë besimi nga komuniteti ndërkombëtar në stabilitetin ekonomik dhe potencialin e rritjes së ekonomisë shqiptare./abcnews.al