Në ditën e heshtjes zgjedhore në Kosovë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka publikuar një video në profilin në Facebook të ambasadës amerikane, një apel për qytetarët e Kosovës duke i ftuar të dalin në votime.
Ai u shpreh se në Kosovë, si dhe në SHBA secila votë vlen. “Secili zë ka rëndësi. Çfarëdo pikëpamje që keni, këdo që e mbështesni – më 6 tetor dilni dhe votoni. Për veten, për shtetin, për të ardhmen tuaj”, përfundon Kosnett apelin e tij. /ABC News Albania 24/7