Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit i ka përshkruar aktivitetet e shtuara ushtarake të Kinës rreth ishullit si “jonormale” dhe paralajmëroi se rrit rrezikun e një përplasjeje aksidentale dhe që situata “të dalë jashtë kontrollit”.
Gjatë dy javëve të fundit, dhjetëra avionë luftarakë kinezë, dronë, bombardues dhe avionë të tjerë, si dhe anije luftarake dhe transportuesi kinez, Shandong, janë vëzhguar jashtë Tajvanit të qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Pekini e pretendon si territorin e tij, shkruan Al Jazeera.
Ministri Chiu Kuo-cheng tha se rreziku i një përplasjeje aksidentale “është diçka për të cilën jemi shumë të shqetësuar”.
“Rreziqet e aktiviteteve që përfshijnë avionë, anije dhe armë do të rriten dhe të dyja palët duhet t’i kushtojnë vëmendje,” theksoi Chiu, duke folur me gazetarët./abcnews.al