Bylisi ka qenë surpriza e bukur e Superiores në këto javë të para. Të dielën ballshiotët kanë një sfidë të vështirë në Laç dhe kurbinasit po angazhohen maksimalisht të gjejnë fitoren e dytë në kampionat. Klubi bardhezi ka vendosur të lejojë hyrjen e tifozëve falas në tribunën ballore, ndërkohë që i fton ata të jenë të shumtë në stadium.
“Rikthehemi në shtëpi pas dy barazimeve në transferta. Do kishim dashur të merrnim më shumë pikë, por nuk ia kemi dalë. Nuk duam të futemi në analiza dhe të mbajmë kokën pas. Është koha të shohim përpara, SË BASHKU. Prandaj, ju ftojmë të dielën të jeni në mbështetje të ngjyrave bardhezi. Dashuria për ekipin e qytetit është e njëjtë, në çdo moment. Ejani në stadium, merrni edhe një shok, mik a dashamir, dhe të festojmë fitoren. Bylisi është kundërshtari i radhës, që duhet ta kalojmë. SË BASHKU kemi treguar që jemi të fortë ndaj kujtdo, ndaj mos mungoni të dielën! Ndeshja nis prej orës 14:00, ndërkohë që në tribunën përballë hyrja do të jetë e lirë! Para Laçi!
INFORMACION PËR BILETAT
Tribuna përballa – hyrja falas
Tribuna pas porte – 300 lekë
Tribuna kryesore – 500 lekë”, shkruhet në njoftimin që klubi i Laçit ka bëër në faqen zyrtare në “Facebook”. /abcnews.al