“Demat e kuq” të Partizanit kanë arritur një fitore magjike mbrëmjen e kësaj të premteje, teksa në “Elbasan Arena” kanë arritur të fitojnë derbin ndaj “bluve” të Dinamo City, me rezultatin e thellë 1 me 3, sfidë kjo e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore.
Të gjitha golat e sfidës erdhën në pjesën e dytë, me “të kuqtë” e Zoran Zekic, që gjetën avantazhin në minutën e 58’ falë golit të “bomberit” kongolez, Archange Bintsouka e pas tij rrejtën e gjetën Rrapaj e Da Silva, në minutat 78’ e 84’ të sfidës, mirëpo nuk mbaron me kaq, pasi për të “vulosur” rezultatin 1 me 3 mendoi sulmuesi i Dinamos, Luis Kaçorri, i cili ndëshkoi “demat” në minutën e 93’ të sfidës.
Me këtë rezultat, Partizani ngjitet në vendin e 2-të të renditjes, me 8 pikë, 2 më pak se Tirana e vendit të parë, por me një ndeshje më pak se “bardheblutë”, ndërsa Dinamo mbetet në vendin e 9 të renditjes, me 3 pikë, duke qëndruar kështu vetëm para Kukësit, me këta të fundit, që ende nuk e kanë gjetur pikën e parë të këtij sezoni. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Archange Bintsouka, 0-1:
Goli i Arinaldo Rrapajt, 0-2:
Goli i Victor Da Silva, 0-3:
Goli i Luis Kaçorrit, 1-3: