Obeziteti, problemet me gjumin, presioni i lartë i gjakut dhe depresioni mund të shmangen nëse arrijmë një objektiv prej 8 200 hapash në ditë.
Këto janë fakte të zbuluara nga një studim i ri i publikuar nga Nature Medicine, i cili madje thekson se rritja e këtyre hapave mund të ofrojë edhe më shumë përfitime.
Ekipi hulumtues nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Vanderbilt në SHBA u kërkoi më shumë se 6 000 pjesëmarrësve të mbanin gjurmues aktiviteti për të paktën 10 orë në ditë.
Rreth 6 kilometra në ditë, që përkthehet në 8 200 hapa, kontribuan në parandalimin e këtyre katër sëmundjeve të rëndësishme.
Nëse bëni pothuajse dyfishin e hapave, mund të parandalojë obezitetin me 64% te njerëzit që janë tanimë mbi peshë./abcnews.al