U raportua si aksident, policia zbardh ngjarjen në Lezhë: 25 vjeçari tentoi të vriste ish burrin e motrës duke i goditur motorin

schedule15:25 - 22 Shtator, 2023

schedule 15:25 - 22 Shtator, 2023

Një 25 vjeçar është shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur një ditë më parë në Lezhë. Në fillim u raportua si aksident, por pas hetimeve, ka rezultuar se 25 vjeçari Antonio Uldedaj ka tentuar që të vrasë ish burrin e motrës së tij, 32 vjeçarin Marsido Pati, duke i goditur me automjet motorin me të cilin udhëtonte.

Policia u njoftua paraditen e së enjtes për një aksident në aksin “Lezhë-Shëngjin në vendin e quajtur “Kthesa e Knallës”, ku një automjet kishte përplasur një motor dhe drejtuesi ishte larguar. Rezultoi se ai e kishte përplasur qëllimisht 32 vjeçarin për shkak të konflikteve për zgjidhjen e martesës me të motrën.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe motomjeti që u përfshinë në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!