Zjarret vazhdojnë të shqetësojnë Italinë, duke rritur frikën dhe ankthin te qytetarët. Në Palermo ishte një natë e gjatë, për shkak të zjarreve që shpërthyen në zonën Brancaccio, midis Via Fichidindia dhe San Ciro.
Pas zjarreve në Bagheria, disa banorë u detyruan të dalin në rrugë, ndërsa disa hipën në çati për t’i shpëtuar flakëve. Ashtu si në korrik, edhe këtë herë zjarri kërcënoi banesat e kryeqytetit. Alarmi i kuq u dha për provincat e Mesinës dhe Trapanit.
Tre avionë Canadair janë vënë në gatishmëri për të shuar zjarret. Temperaturat e larta dhe erërat kanë favorizuar përhapjen e zjarreve, të cilat shkatërruan tokat, kërcënuan shtëpitë dhe një pikë karburanti.
Zjarret janë përhapur dhe në Siçili. Një zjarr shpërtheu në Passo del Fico, pranë aeroportit Fontanarossa në Catania, duke shkaktuar devijimin e disa fluturimeve për në Comiso, Lamezia dhe Palermo.
/abcnews.al