Një kuran i vogël vetëm 2 centimetër i gjatë dhe 1 centimetër është një vepër e vogël sa një pullë poste që gjendet si një vlerë e çmuar në një familje shqiptare në Tetovë.
Në një lidhje direkte për “ABC e Mëngjesit|, Sali Emruli që është dhe personi që e zotëron dhe e ka në mbrojtje brez pas brezi këtë kuran special, i cili mendohet se daton që nga shekulli i XIX.
Në intervistën e tij ai është shprehur se kuranin e ka trashëguar nga gjyshi i tij dhe nga jeta e paraardhësve të tij, ai thekson se prejardhja e librit të shenjtë të jetë nga Turqia.
Ndër të tjera ai shprehet se kurani ka qenë i mbështjellë me një mbështjellëse metalike dhe me një këllëf prej lëkure.
“Siç kam treguar edhe më parë historinë të parët e prindërve të mitë 2-3 breza para meje kanë punuar me bagëti dhe shitblerjen e tyre e kanë bërë drejt Greqisë dhe Turqisë dhe mendoj se andej ka ardhur. Më parë njerëzit mund ta kenë mbajtur si hajmali si mburojë hyjnore dhe nga fotot shihen dhe mbështjellësi i lëkurës. Kurani është mbajtur gjithmonë me vete dhe besoj se origjinën e ka nga Turqia. Unë do e mbështjell me gazet me gazet për ta ruajtur nga lagështia. Për shkak të dimensioneve të vogla që ka është pak e vështirë që ta ruash nga lagështia. Unë vetë jam inxhinier dhe punoj si këshilltar i lartë i disa kompanive jashtë Maqedonisë. Ka qenë gjyshi që ma ka dhuruar, ka qenë imam në xhami dhe mësues i nxënësve në ambientet lokale”, ka thënë ai. /abcnews.al