Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja që ndodhi një natë më parë në Shkodër.
Sipas informacioneve për ABC News mësohet se shkak i vrasjes është bërë një sherr i momentit për parkim i cili fillimisht ka nisur mes vëllait të viktimës Valter Fierza 33 vjeç, Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes.
Debati nisi në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar.
LEXO EDHE: Ekzekutoi të riun, identifikohet autori i krimit në Shkodër
Pas debatit autori, që është edhe fqinj, me 33-vjeçarin ka marrë armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend. Sipas të dhënave nga policia e Shkodrës është bërë i mundur identifikimi dhe po punohet për arrestimin e Klodian Mhillit./abcnews.al