Luka Joviç: Jam aty ku duhej të isha, nder të luaj për Milanin

schedule15:57 - 21 Shtator, 2023

schedule 15:57 - 21 Shtator, 2023

Luka Joviç u transferua te Milani në ditët e fundit të merkatos së verës, duke u larguar nga Fiorentina. Si duket, transferimi nuk është një rastësi dhe është ndër rastet e rralla kur realisht futbollisti është tifoz i skuadrës që luan.

Babai i futbollistit quhet Milan dhe transferimi i Lukas te kuqezinjtë, është për një nga momentet më të bukura.

“Jam aty ku doja të isha, te skuadra e zemrës që kam mbështetur që në fëmijëri. Do të bëj krenar babanë tim.

Është një nder i madh të jem këtu. Milani më donte edhe 3 vite më parë, kur luaja për Real Madridin. Ka pasur kontakte me Maldinin. I thashë se qëllimi im ishte të vija këtu dhe më në fund e arrita.

Tek Reali, gjërat nuk shkuan ashtu siç doja, ndërsa te Eintraht pata një vit të jashtëzakonshëm. Nuk e di cili është sekreti, trajneri i përsosur apo atij që më përshtatet më shumë, por Pioli është një trajner i madh. Ai më tha se beson në mua. Shpresoj t’ia kthej besimin dhe të shënoj disa gola”, u shpreh Joviç./ h.ll/abcnews.al