Kryeministri armen Nikol Pashinyan i bëri thirrje sot vendit të tij që të ndjekë “rrugën” e paqes, edhe nëse është e vështirë, ndërsa opozita akuzon se ka lënë Azerbajxhanin të rimarrë ushtarakisht rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakh, ku jetojnë kryesisht armenë.
Protesters gathered in the Armenian capital Yerevan demanding the resignation of Prime Minister Nikol Pashinyan over the government's perceived failure to support Armenian separatists in Karabakh, after the breakaway region’s surrender to Azerbaijan https://t.co/taLdw5JGi6 pic.twitter.com/WwTEdPzXhk
— Reuters (@Reuters) September 21, 2023
“Ne duhet të vlerësojmë paqen dhe nuk duhet të ngatërrojmë paqen dhe armëpushimin. Paqja është një mjedis pa konflikte ndërshtetërore dhe ndëretnike. Kjo rrugë nuk është e lehtë, por ne duhet ta ndjekin atë”, tha ai në një fjalim drejtuar kombit me rastin e kremtimit të pavarësisë armene.
Pashinyan nuk bëri asnjë referencë të drejtpërdrejtë në fjalimin e tij për Nagorno-Karabakun, rimarrja e të cilit nga azerët ka nxitur thirrje për dorëheqjen e tij./abcnews.al

