E pabesueshme, por e vërtetë. Kritikat e Santiago Canizares kanë bërë që presidenti i Valencias, të heqë dorë nga mbështetja që do i bënte një projekti për të luftuar kancerin e fëmijëve. Portieri legjendar ka bërë të ditur vetë gjithçka, ndërkohë që klubi i Realit të Madridit menjëherë e ka marrë përsipër projektin.
“Anil Murthy (presidenti i Valencias) ka anuluar projektin për të luftuar kancerin e fëmijëve, për shkak të kritikave që kam bërë ndaj drejtuesve të Valencias. Reali i Madridit ka pranuar të marrë përsipër projektin, pasi Valencia e braktisi”, tregon Canizares.
Portieri i njohur ka pësuar një goditje të rëndë një vit më parë, kur djali i tij, Santi, vdiq pikërisht për shkak të kancerit dhe Canizares tashmë është përfshirë në luftën e sëmundjes vdekjeprurëse. /abcnews.al
?️? @santicanizares:
? "Anil Murthy ha cancelado un proyecto que tenía cerrado con el @valenciacf para combatir el cáncer infantil por mis críticas al club"
☺️ "El proyecto lo vamos a llevar a cabo con el @realmadrid, que ha cogido el testigo"
?#PartidazoCOPE pic.twitter.com/OfOLETgYnH
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) October 3, 2019