Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani është lënduar në ndeshjen e Napolit ndaj Bragës në Champions League.
Napoli e nisi edicionin 2023/24 në këtë turne me fitore 2-1 në transfertë ndaj Braga.
Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për kampionët e Italisë pasi humbën njërin nga lojtarët kryesor të skuadrës.
Bëhet fjalë për kapitenin e Kosovës, liderin e mbrojtjes së tyre, Rrahmanin, i cili u largua nga fusha i dëmtuar.
Rrahmani u detyrua të largohet në minutën e 13-të të ndeshjes pas një tendosje muskulore në kofshën e majtë. Sipas mediumit “Sky Sport”, Rrahmani do ta humbasë së paku ndeshjen e ardhshme në fundjavë ndaj Genoa në Serie A./ h.ll/abcnews.al