Një person ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi është kapur duke vaditur bimët narkotike.
Në kuadër të operacionit të koduar “Green hills”është bërë i mundur kapja në flagrancë e Pëllumb Lamjas, i cili ishte duke ujitur bimët narkotike kanabis të kultivuara në vendin e quajtur “Ish-Lerat”, në kufirin ndarës të fshatrave Vaqarr, Pezë dhe Baldushk, vihet në pranga.
Si rezultat i këtij operacioni, 82 bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al