TIRANË- Një 29- vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli”. Kështu, në kryeqytet, ka shkuar në 94 numri i të ndaluarve.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kilogramë kanabis, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Autoritetet kryen arrestime në pesë qarqe të ndryshme duke arrestuar mbi 200 persona të përfshirë në trafik droge.