Projektligji iranian parasheh 10 vjet burgim për mosrespektim të kodit të veshjes

schedule21:40 - 20 Shtator, 2023

schedule 21:40 - 20 Shtator, 2023

Parlamenti i Iranit e ka miratuar një projektligj kontrovers që parasheh rritjen e dënimit me burg dhe gjobë për vajzat dhe gratë që e shkelin kodin e veshjes.

Ato që vishen “në mënyrë jo të duhur” mund të përballen me deri në 10 vjet burgim, shkruan REL.

Dokumenti duhet të miratohet nga Këshilli i Gardës për t’u kthyer në ligj.

Ky vendim është marrë një vit pas protestave që kanë shpërthyer pak ditë pas vdekjes së Mahsa Aminit, sa ka qenë në mbajtje nga Policia e “moralit”, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Gratë i kanë djegur shamitë e kokës dhe kanë protestuar kundër klerikëve në pushtet.

Në këto protesta është raportuar se mijëra persona janë vrarë, në tentim e sipër të forcave të sigurisë për t’i shtypur ato.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!