Përplasjet mes tyre demokratët po i zhvendosin në Kuvend, ndërsa ende Nikolla nuk e ka thënë fjalën e saj të fundit, se kujt i takon posti i kryetarit të grupit parlamentar të PD-së.
Në mbledhjen e kësaj të mërkure të Konferencës së Kryetarëve, ishte Gazment Bardhit, si kreu në fuqi i demokratëve në parlament. Ishte dhe Flutura Açka, së cilës Basha ia ka deleguar këtë post. Por ajo e la që në fillim mbledhjen, duke kërkuar qartësi për postin.
Por sherri i demokratëve në parlament duket se do të rrijë ndezuar edhe për Reformën Zgjedhore, e shpallur, prioritet si nga Basha, ashtu dhe nga Bardhi-Berisha. Bardhi kërkon largimin e Alibeajt nga bashkëkryesimi i Komisionit, duke e propozuar nënkryetarin e Berishës, Oerd Bylykbashi.
Për përbërjen Parlamenti do të shprehet në seancë parlamentare, këtë të enjte. Në rendin e diskutimeve është dhe zgjatja e afatit të komisionit të reformës, që për dy vite ka dështuar të nis punën./abcnews.al