Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një plazh të Meksikës ku dy persona kanë ngelur të vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Mediat e huaja shkruajnë se viktima janë një 33 vjeçare pushuese në plazh dhe një shitës ambulant. Një dëshmitar në vendin e ngjarjes ka regjistruar edhe momentin kur rrufeja goditi 33 vjeçaren Elvia de Jesus dhe Felix Andres shitësin ambulantë.
Dy viktimat ishin duke ecur në plazhin Marëata të premten e kaluar kur u goditën nga rrufeja.
Sipas autoriteteve lokale, 33-vjeçarja po përpiqej të arrinte tek bashkëshorti i saj 34-vjeçar, Roberto, i cili ishte strehuar nën një çati nga stuhia.
Pavarësisht përpjekjeve të bashkëshortit të 33-vjeçares dhe shpëtimtarëve që ndodheshin në plazh, gruaja nuk mundi të mbijetojë./abcnews.al