“Lampard donte të mos e aktivizoja Kante, i kërkova të më kthente nderin”

schedule14:22 - 4 Tetor, 2019

schedule 14:22 - 4 Tetor, 2019

Marrëdhëniet midis trajnerëve të klubeve dhe atyre të kombëtareve nuk janë kurrë të lehta. Të parët preferojnë që t’i kenë lojtarët në ekip gjatë ndeshjeve të kombëtareve, sidomos kur bëhet fjalë për lojtarë më probleme, të “lodhur” fizikisht ose sapo janë kthyer nga një dëmtim.

Didier Deschamps ka treguar një ngjarje interesante që ka lidhje me trajnerin e Chelsea. Frank Lampard i kishte kërkuar që të mos aktivizonte N’golo Kante për dy sfidat e radhës të kampionëve të botës.

Giroud dhe Kante gjatë një fluturimi me Chelsea

Frank më kërkoi që të mos e merrja në konsideratë Kante. Më vonë e mora në telefon dhe i thashë që duhet të më kthente nderin. I kërkova të aktivizonte më shumë Giroud. Oliver ka seriozisht shumë pak minuta në këmbët e tij këtë sezon. Me ne ka bërë gjithmonë mirë, por i duhen minuta në kampionat për të marrë veten. I mungon ritmi i ndeshjeve dhe ky është problemi i tij i vetëm”, përfundon Deschamps. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!