Zuckerberg planifikon të përdorë një sistem nga inteligjenca artificiale për të studiuar sëmundjet

schedule21:31 - 19 Shtator, 2023

schedule 21:31 - 19 Shtator, 2023

CEO i Meta Mark Zuckerberg planifikon të ndërtojë një sistem kompjuterik të mundësuar nga inteligjenca artificiale (AI) për kërkime shkencore të jetës që merret me studimin e qelizave njerëzore dhe sëmundjeve.

Iniciativa Chan Zuckerberg, e krijuar nga Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chen, tha se do të përdorë një sistem kompjuterik për të ekzekutuar modelet e inteligjencës artificiale të disponueshme, raportoi Reuters.

AI është përdorur në shkencat natyrore për disa vite.

Ndër platformat e njohura, AlphaFold i Google DeepMind mund të parashikojë strukturat e proteinave, ndërsa RadImageGAN i Nvidia, një model i AI për radiologjinë, mund të njohë një gamë të gjerë kushtesh mjekësore, duke përfshirë goditje në tru, sulm në zemër dhe kancerin.

Sistemi do të bazohet në grupe të dhënash nga mjeti softuerik CZ Cell x Gene, si dhe burimet e rrjetit Chan Zuckerberg Biohub dhe Institutit Chan Zuckerberg për Imazhe të Avancuara Biologjike dhe të dhëna të disponueshme publikisht, thuhet në njoftimin e Iniciativës Chan Zuckerberg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!