Hasani në krye të ministrisë së Jashtme/ Nazarko: Ka asistuar Ramën si kryesues i OSBE-së, duhet të zgjidhë disa probleme

schedule20:55 - 19 Shtator, 2023

schedule 20:55 - 19 Shtator, 2023

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në ‘Real Story’ në ABC News me gazetarin Sokol Balla, theksoi se e përbashkëta e pjesës më të madhe të kabinetit të ri qeveritar është karriera dhe formimi shkollor ndërkombëtar. Duke u ndalur tek ministri i ri i Jashtëm, Igli Hasani, analisti theksoi se në përzgjedhjen e tij mund të ketë ndikuar edhe fakti që e ka asistuar Ramën në periudhën si kryesues i radhës i OSBE-së.

“Do të veçoja dhe ardhjen e Igli Hasanit, sepse mendoj që Shqipëria nuk ka mundur, me përjashtim të rolit proaktiv të Ramës, që ta përkthejë gjithë këtë fuqizim të madh ndërkombëtar të saj, si kryesuese e Këshillit të Sigurimit, në një fuqi më të madhe rajonale. Fuqia e madhe rajonale do të thotë ndikim më të madh në Kosovë dhe rol përcaktues në zhvillimet në Mal të Zi dhe Maqedoni, gjë që nuk ka ndodhur tërësisht.“, theksoi Nazarko.

Sipas tij, Hasani ka mundësinë për të shërbyer si një ‘kryediplomat’ për Ballkanin.

“Në përzgjedhjen e tij mund të ketë ndikuar edhe fakti që e ka asistuar Ramën në periudhën si kryesues i radhës i OSBE-së por disa probleme sesa kohë që ne nuk e njohim se si ai vepron në një rol kaq të rëndësishëm, disa probleme që duhet të zgjidhë është mobilizimi i stafit diplomatik, një reformë e mirë me shpërblimet e tyre, e dyta është koordinimi i politikës ballkanike. Duhet një kryediplomat për Ballkanin. E parë nga Shqipëria, Ballkani është i vogël, duket dikush që të ketë vizionin e së tërës. Shpresojmë që ai do të ketë qasjen e duhur pavarësisht të gjithë problemeve që ka pasur ministria jonë e jashtme, ka arkivë. Shpresoj që të kapërcehet modeli sespe zoti Ditmir Bushati ka qenë proaktiv. Dosjen e Greqisë ka tentuar ta menaxhojë. Nëse atij do t’i jepet hapësirë, do të përkthehet në një lloj përparimi.”, tha Nazarko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!