Radja Nainggolan zgjodhi të vazhdonte karrierën te Cagliari. Interi nuk e donte më dhe “ninxha” u rikthye në ishull. Belgu u bë iu njohur me ekipin sard, aty ku 4 sezone të bukura.
Luftëtari i mesfushës flet edhe për Interin për La Repubblica. Diçka i bën përshtypje dhe nuk e ka kuptuar ende, ndërsa e pranon se do të ndihej pak keq nëse Interi fiton titullin. Në fund Roma, aty ku zhvilloi futbollin e tij më të bukur dhe ku kishte gjithçka e ndihej për mrekulli.
CAGLIARI – “Këtu u bëra futbollist dhe u rrita si njeri. Ishte si të kthehesha në shtëpi dhe gjeta një klub që do të rritet në arenën ndërkombëtare.”
INTERI – “Mendoj se mund të isha lehtësisht pjesë e asaj skuadre, por klubi mori një vendim për mua. E çuditshme të të duan kaq shumë dhe më pas mos të duan fare. Do ndihesha pak keq nëse fitojnë titullin. Nuk kam fituar trofe në karrierë, por nuk më intereson. Nuk do të ndryshoja asgjë.”
ROMA – “E kam menduar ta mbyll karrierën te Roma. Atje ndihesha i lumtur, jepja shpirtin në fushë dhe kisha gjithçka doja. Ishte një zhgënjim i madh për mua largimi nga Roma.”