Në “Niko Dovana” kërkohen 3 pikët, publikohen formacionet e sfidës Teuta-Skëndërbeu

schedule14:16 - 19 Shtator, 2023

schedule 14:16 - 19 Shtator, 2023

Në orën 15:00, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, skuadra e Teutës do të presë korçarët e Skënderbeut, në përballjen e vlefshme për javën e 4-t të Kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore.

Vendasit e drejtuar nga tekniku, Diego Longo kanë si objektiv kryesor vetëm fitore, e cila në rast se realizohet do të ishte e para për këtë sezon, teksa deri më tani durrsakët kanë regjistruar një barazim 2 me 2, ndaj Tiranës dhe një humbje poshtëruese, 6 me 1 ndaj Laçit.

Në krahun tjetër, Skëndërbeu është në formë majt të mirë këtë sezon, teksa në 3 ndeshje ka regjistuar 6 pikë, duke humbur vetëm 1. Përsa i përket formacioneve, Longo ka rikthyer titullar Demirçanin ndërkohë që janë ulur në stol Iljazi dhe Gjinollari. Gvozdenoviç, ka ulur në stol Shaqen dhe Rashicën.

Formacionet zyrtare:

TEUTA: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Arifi, Gjumsi, Peposhi, Fili, Demirçani

TRAJNER: Diego Longo

SKËNDERBEU: Alia, Frashëri, Prençi, Dumfur, Gerço, Rabiu, Ramin, Merlim, Vangjeli, Liço, Nikaj

TRAJNER: Ivan Gvozdenoviç /i.m /abcnews.al