Ka nisur me disa minuta vonesë seanca për ekstradimin e Dritan Goxhajt, për shkak se avokati Ardian Visha është paraqitur me vonesë.
Sipas gazetarit të ABC News, Ermal Vija, Visha në këto momente është duke paraqitur argumenta gjykatës ku kërkon refuzimin e ekstradimit të klientit të tij të arrestuar më 31 korrik, pasi sipas akuzës pretendohet se Goxhaj ka publikuar emrat e disa dëshmitarëve.
Sipas avokatit nuk mundet që një person të ekstradohet fillimisht në një territor dhe më pas një territor tjetër, siç është Haga. Po ashtu sipas tij publikimi i emrave në “Facebook” nuk përbën vepër penale.
Para gjykatës janë mbledhur edhe disa mbështetës të Goxhajt, të cilat janë mbledhur edhe herë të tjerë duke mbajtur pankarta në duar.
Një prej tyre ka folur edhe për mediat ku është shprehur se afati për shqyrtimi e kërkesës për ekstradim është 40 ditë nga momenti i arrestimit, ndërsa Goxhaj tanimë është i arrestuar për 49 ditë.
Do të shihet në fund vendimi i Gjykatës nëse do të pranojë kërkesën e Gjykatës e cila ka pranuar kërkesën për ekstradimin e Goxhajt në Kosovë, apo do të vendosë mbi kërkesën e avokatëve të tij mbrojtës./abcnews.al