Abissnet Superiore/ Teuta kërkon fitoren e parë në “Niko Dovana”, Vllaznia gati për “përplasjen” ndaj Laçit

schedule09:16 - 19 Shtator, 2023

schedule 09:16 - 19 Shtator, 2023

Pas përfundimit të 3 sfidave, Erzeni-Dinamo City, Kukësi-Tirana e Partizani-Egnatia, këtë të martë do të zhvillohen dhe 2 përballjet e fundit të vlefshme për javën e 4-t të Kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore, përballje që do të zhvillohen në orën 15:00.

Kështu, në “Niko Dovana”, vendasit e Teutës do të presin Skëndërbeun, ku objektivi kryesor do të jetë sigurimi i 3 pikëve të para të këtij edicioni, teksa kujtojmë se durrsakët deri më tani kanë regjistruar një barazim ndaj Tiranës dhe janë mundur thellë nga “kurbinasit” e Laçit.

Këta të fundit do të presin në “shtëpinë” e tyre, “kuqeblutë” e Vllaznisë, në një përballje që pritet të jetë spektakolare dhe shumë e luftuar mes ekipeve të veriut, ku padyshim objektivi i të dy teknikëve, Bejzade e Memelli do të jetë sigurimi i 3 pikëve të plota. /i.m /abcnews.al