Një avion i Qatar Airways me pesë amerikanë të burgosur në Iran, së bashku me dy anëtarë të familjes së tyre dhe ambasadorin e Katarit në Iran, u ngrit nga aeroporti i Teheranit me destinacion Doha, sipas një burimi të njohur.
Press TV iranian raportoi se dy nga pesë të burgosurit iranianë të liruar nga SHBA, Merdad Moin-Ansari dhe Reza Shahrhangpour-Kafrani, zbritën nga avioni që po i çonte në Doha.
Irani dhe SHBA kanë rënë dakord për një shkëmbim të burgosurish. Pesë të burgosur iranianë do të lirohen dhe në këmbim pesë shtetas amerikanë të mbajtur në Iran do t’i dorëzohen palës amerikane.
/abcnews.al

