Censi i popullsisë dhe i banesave, Xhepa: Të dhënat do të ndihmojnë në ndërtimin e politikave të brendshme ekonomike

schedule14:28 - 18 Shtator, 2023

schedule 14:28 - 18 Shtator, 2023

Në vendin tonë këtë të hënë oka nisur procesi i censit të popullsisë dhe i banesave.

Eksperti për çështjet e ekonomisë Selami Xhepa në një lidhje direkte për “Sheshi i Dollarit”, ka dhënë detaje në lidhje me këtë proces ku e ka cilësuar si një ndër proceset më të rëndësishme për mbledhjen e të dhënave.

Xhepa në fjalën e tij është shprehur se ajo që vlen të theksohet është se të dhënat për popullsinë dhe për pronën do të ndihmojnë pushtetin qendror dhe lokal që të kenë një panoramë të qartë për hartimin e politikave ekonomike.

Duhet nënvizuar se censi i popullsisë dhe banesave bën dokumentin më të rëndësishëm të një vendi dhe nuk është pa rëndësi që vendet demokratike në të gjithë botën kanë vendosur që çdo dekadë të bëjë një gjë të tillë. Kjo e bën censin shumë të rëndësishëm dhe përfundimi do të na tregojë se çfarë ka ndodhur një dekadë më parë dhe jo vetëm në aspektin e popullatës por edhe në lëvizje dhe dalje jashtë të emigracionit. Do të kemi të dhëna interesante për tu analizuar të popullsisë, do të masim gjendjen e mirëqenies së një familje për të parë sesi ka evoluar gjithashtu dhe në aspektin e të ardhura. Për studiuesit e ekonomisë dhe politik bërjen është një nga të dhënat më të dobishme.

Ky është një fotografim I çastit për elementët themelor dhe të dhënat që do të grumbullohen do të na tregojnë se çka ndodhur me të ardhurat dhe pasurinë e qytetarëve, dhe nëse do të kemi emigrime të mëdha do të bëjmë një analizë të theksuar qoftë jashtë dhe brenda. Nëse do ë kemi zhvendosje nga zonat rurale në zonat urbane ka rëndësi që të bëjmë politika të tjera përsa i përket lëvizjes së brendshme. Ose nëse kemi emigrim duhet që të bëjmë politika të ndryshme për të frenuar emigrimit. Një cens i tillë do të ndihmojë në politikat e përgjithshme të vendit përsa i përket politikave themelore për vendin dhe për të ndryshuar formulën e rialokimin e fondeve për qeverisjen vendore ose më tej”, është shprehur eksperti./abcnews.al