Barazimi 1 me 1 ndaj Armenisë i vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, pasuar nga një humbje 4 me 1, ndaj Japonisë në miqësore ka mjaftuar për të shkarkuar teknikun Stefan Kuntz nga posti i trajnerit të Kombëtares turke
Tashmë drejtuesit e Federatës Turke të Futbollit janë në kërkim të një pasardhësi për 60-vjeçarin dhe duket se e kanë gjetur atë në Itali, teksa në fokus është ish-“numri 1” i pankinave të Milan, Roma e Fiorentina.
Bëhet fjalë për 49-vjeçarin, Vincenzo Montella, i cili sipas raportimeve më të fundit të mediave është takuar këtë të hënë me Presidenti e Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Buyukeksi, teska mësohet se marrëveshja është arritur dhe italiani mund të zyrtarizohet shumë shpejt si trajner i ri i Kombëtares turke. /i.m /abcnews.al