Gjithçka zyrtare, “fantazisti” i PSG nënshkruan me skuadrën e Al-Ahli

schedule12:16 - 18 Shtator, 2023

schedule 12:16 - 18 Shtator, 2023

Tashmë gjithçka është zyrtare, Julian Draxler është lojtari më ri i skuadrës nga Katari, Al-Ahli, me 29-vjeçarin gjerman, i cili këtë të henë është zyrtarizuar si lojtari më i ri i klubit nga Lindja e Mesme.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, ish-lojtari i Schalke 04, Wolfsburg e PSG i ka kushtuar katariotëve plot 20 milionë euro, ofertë kjo goxha tunduese për bordin e “parisienëve”, të cilët nuk vendosën ta refuzonin.

Përsa i përket kontratës personale, Draxler ka nënshkuar me skuadrën e Al-Ahli, një kontratë 2-vjeçare, nga e cila ende nuk është bërë e ditur, sesa do të përfitojë “fantazisti” gjeman i sulmit. /i.m /abcnews.al