Maldini, goli i parë, idhulli kuqezi dhe CR7: rrëfehet Rafael Leao

schedule10:29 - 4 Tetor, 2019

schedule 10:29 - 4 Tetor, 2019

Rafael Leao është një nga surprizat e pakta pozitive të Milanit të këtij fillim sezoni. 35 milionë euro paguan kuqezinjtë në arkat e Lillës dhe 20-vjeçari po tregon se ka shumë cilësoi dhe një potencial të madh.

Portugezi debutoi kundër Interit, teksa shënoi golin e parë me ekipin e ri kundër Fiorentinës. Rrjeta nuk vlejti, por veprimi teknik i Leaos ishte thjeshtë i mrekullueshëm. Lojtari ofensiv ka dhënë një intervistë për DAZN, aty ku zbulon shumë të pathëna rreth tij, goli të parë, Milanit, idhujve dhe Cristiano Ronaldos.

GOLI I PARË – “Telefonova menjëherë babanë tim pas golit. Ishte i lumtur, i emocionuar dhe filloi të qante nga gëzimi. Më ka parë duke u rritur dhe ishte shumë i gëzuar për golin tim të parë me Milanin. Ishte një moment fantazie, nuk kisha asgjë për të humbur. Tentova driblimin një kundër një dhe ia dola të shënoja. Ishte një veprim instiktiv, nuk është se mendova gjatë.”

LEAO – “Në Francë kam luajtur më shumë brenda zonës dhe nuk tentoja shumë driblimin. Shënoja gola dhe nuk merresha shumë me fintet. Në Itali luhet një futboll ndryshe, sidomos taktikisht. Po përmirësohem nga dita në ditë. Edhe trajneri, i cili është një trajner i madh, më ndihmon shumë. Të gjithë më mbështesin, edhe trajneri. Po më jep besim dhe hapësira, kështu që më duhet ta falënderoj për mundësinë që po më jep.”

MILANI – ”Nga Milani më kanë pëlqyer Kaka, Ronaldinho, Pato, Robinho dhe Maldini. Paolo më telefonoi, biseduam dhe më bindi të zgjidhja Milanin. Ajo telefonatë e tij mjaftoi që të merrja vendimin tim.”

KAKA – ”Ai ishte idhulli im. Kaka ishte një lojtar shumë i fortë, shumë i shpejtë dhe shënonte shumë gola. Jam i lumtur që ndodhem këtu dhe prezantoj skuadrën ku ka luajtur një lojtar i madh si Kaka.”

CR7 – “Cristiano është portugez dhe më frymëzon shumë. Ka punuar shumë për të arritur objektivat. Ai është idhulli im dhe i gjithë portugezëve. Është një shembull për të gjithë futbollistët e rinj. Do të jetë e çuditshme të përballem me të. Deri tani e kam parë në TV dhe play-station. Edhe Rui Costa më pëlqente. Ishte një lojtar i madh dhe një yll i Milanit. Shpresoj të bëhem një lojtar i madh si ai dhe të bëj diferencën për kuqezinjtë.”

RRJETET SOCIALE – “Ndjek shumë Piatek, i cili poston story të bukura. Edhe Paqueta është i aftë tek e njëjta gjë. Duhet të më ndiqni edhe mua, sepse do të shënoj shumë gola.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!