Kalendar “ferri” për “demat”, FSHF cakton datën e sfidës Partizani-Teuta

schedule10:36 - 18 Shtator, 2023

schedule 10:36 - 18 Shtator, 2023

Kampionatit shqiptar i futbollit, Abissnet Superiore ka hyrë zyrtarisht në javën e 4-t, mirëpo ndryshe nga gjithë ekipet “demat e kuq” të Partizanit dhe Teuta kanë zhvilluar 1 ndeshje më pak se rivalët e tyre.

Kjo për shkak të kualifikueseve të Conference League, ku “demat” e kryeqytetit u detyruan të shtynin përballjen ndaj Teutës, për të mos patur mbingarkesë fiziki për përballjet ndaj kazakëve të Astana.

Për këtë arsye, FSHF ka marrë vendimin që sfida, Partizani-Teuta të zhvillohet më 4 tetor, në orën 15:00, në “Arenën e Demave”, duke shtuar edhe më shumë ngarkesën në kalendarin e “të kuqve”, teksa në 3 përballjet e radhës, duke filluar nga ajo e kësaj të hënë do të përballet me Egnatian, Dinamon e më pas “bardheblutë” e Tiranës. /i.m /abcnews.al